Modelja e njohur, ish-banorja e BBVA Beniada Nishani ka surprizuar fansat duke u futur në botën e muzikës. Beniada dhe këngëtarja e njohur Arinda Gjoni kanë publikuar bashkëpunimin e parë muzikor të titulluar “Vetes”.
Vetë këngëtarja Arinda Gjoni më herët zbuloi surprizën për publikun duke thënë se do sillnin projekt muzikor me Beniadën.
Edhe Beniada e kishte paralajmëruar këtë hap të ri të saj, ku tregoi se kënga flet për dashurinë dhe se këtë nuk po e bënte të futej në trgun muzikor, por vetëm për një eksperiencë të bukur me shoqen e saj.
“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, – tha Beniada.