“Vetëm shpirti im e di ç’ka hequr”, Alvisa publikon pamjet e rënda nga dhuna e Hysenit (FOTO LAJM)

Hyseni i ka shokuar të gjithë me rrëfimin për Alvisën, duke treguar se ka qenë i lidhur me të gjatë kohës së tyre në program, mirëpo ajo e ka tradhtuar në 1 të natës me Bashkimin. Hyseni ka bërë publike regjistrime nga më të ndryshmet.

Alvisa i ka mohuar të gjithë fjalët e tij. Sipas saj, arsyeja e vetme pse i ka folur Hysenit është sepse ndihej e kërcënuar nga ai. Në debat e sipër Alvisa ka zbuluar detaje tronditëse nga lidhja e tyre. Ajo ka treguar se Hyseni e dhunonte, duke thënë se ka dhe foto të lëndimeve trupore.

“Ai mashkull çfarë nuk më ka bërë mua. E kam lutur me shpirt të largohej nga jeta ime. Do ju tregoj me foto shenjat e çdo gjë që më ka bërë ai mua. Ju të gjithë do ta kuptoni dhimbjen time! Unë po dal mashtruesja më e madhe. E dinë të gjithë familja e tij. Më ka dhunuar, më ka çarë katër gomat e makinës, çfarë nuk më ka bërë. Janë imazhe shumë të shëmtuara për t’u treguar në ekran. Vetëm shpirti im e di çfarë ka hequr”, është shprehur Alvisa, teksa i ka treguar fotot e lëndimeve trupore moderatores Bora Zemani.

Nga ana tjetër, sipas Hysenit, Alvisa ia ka bërë vetes ato lëndime vetëm për t’u viktimizuar.

“I ka bërë vetë Bora, asgjë nuk i kam bërë unë. Ka bërë video sikur ka gërvishtur veten e vet, por nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.


Shtuar 7.11.2021 09:45