Fiori Dardha ka emocionuar së fundmi rrjetin me gjestin e djalit të saj i cili është vetëm 10 vjeç.
Ai ka prerë flokët e tij për t’i ardhur në ndihmë një vajze të vogël që ka humbur flokët nga kimioterapia.
Fiori ka shpërndarë në rrjete sociale një letër të shkruar nga i biri ku tregon të gjithë historinë. Vetëm 10 vjeç, por shihet se Abeli është njeri me zemër të madhe.
Të lidhura
None found
“Abeli im 10 vjeçar vendosi të presë flokët e tij të gjatë dhe këtë e bëri për një arsye madhore, të cilën e ka shpjeguar në një letër!
Letra e Abelit
“Dy ditë më parë unë vendosa të pres flokët. E mora këtë vendim për t’i dhuruar buzëqeshje një vajze që kishte humbur flokët për shkak të sëmundjes.
Unë isha i trishtuar për t’i prerë flokët, por i gëzuar për lumturinë që do dhuroja. Ndihesha i trishtuar për flokët, sepse unë i doja flokët e mi të gjatë. Ato më bënin të ndihesha i veçantë, por kur mami më tregoi këtë vajzën e vogël e cila vuante nga kanceri dhe flokët e saj i kishte humbur nga kimioterapia, u trishtova!
U mendova gjatë dhe vendosa t’i dhuroj një çast të gëzuar në mënyrë që ajo të ndihet po aq e veçantë sa unë kur i kisha flokët e gjatë”, thuhet në postimin e Fiorit.
