Netët e live-t në Tiranë do të ishin shumë monotone pa zërin e Marsela Çibukaj. Këngëtarja simpatike, e cila u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në një talent show, ka arritur të ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës dhe të shndërrohet në artisten kameleon që i këndon të gjitha.
Së fundmi, ajo është vlerësuar me titullin “Ambasadore e gjuhës dhe kulturës italiane”. Ka qenë vetë ambasadori italian në vendin tonë, zoti Fabrizio Bucci, që i ka dorëuar këtë çmim artistes për kontributin e saj si një urë lidhëse e gërshetimit të kulturës sonë me atë italiane.
Në një postim të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ajo shkruan: “Ambasadori Italian Z.Fabrizio Bucci, më vlerësoi me titullin “Ambadore e gjuhës dhe e kulturës italiane në Shqipëri”. Një vlerësim dhe një titull shumë i rëndësishëm për mua që prej vitesh si artiste nëpërmjet muzikës jam munduar të përcjellë dhe të promovoj vlerat e bukura të të dyja kulturave. Gjuhën dhe kulturën shqiptare në Itali dhe atë italiane këtu në vendin tonë. Kjo ishte një suprizë shumë e bukur brenda një mbrëmje feste e organizuar nga Ambasadori dhe staff-i i tij me rastin e fitores time në Festivalin “Kënga Magjike 2022”. E lumtur të kisha praninë e miqve dhe e personaliteve të shquar dhe të rëndësishëm për mua. Si ambasadore kulture uroj të jem gjithmonë një urë e fort arti midis Shqipërisë tonë dhe Italisë të bukur. Dy vendet kaq të shtrenjtë në zemrën time.”- shkroi Marsela Çibukaj.
View this post on Instagram