Vëllai i Bora Zemanit habit me qëndrimin për Donaldin (FOTO LAJM)

Ndarja e bujshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, ku ky i fundit e ‘tradhtoi’ moderatoren me Beatrix Ramosajt brenda shtëpisë së “BBVIP”, pas puthjes së famshme dhe dhuratës për 3 vjetor, bëri që të nxiste një reagim të ashpër nga ana e publikut të cilët shpërthyen në komente negative.

Aktori i humorit dhe moderatorja nuk ndiqen në profilet e tyre në ‘Instagram’ që prej asaj kohe dhe pse ata të dy i kanë ende postimet dhe dedikimet për njëri-tjetrin. Mirëpo  vëllai i Borës, Lisien Zemani, ndiqet në rrjetet sociale me binjakët Veshaj.

Mesa duket pas gjithë atij skandali të bujshëm, vëllai i moderatores vazhdon të ketë ende një raport te mirë me aktorët e humorit.

Rikujtojmë se Lisien Zemani, është parë natën e finales së madhe në studion e “BigBrother VIP”,ku në rrjet qarkulloi një video e reagimit të Romeos mbasi u shpall fituesi i çmimit të madh, ku është dukur i tensionuar në prapaskena dhe ndodhej i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.

Mes turmës kalon edhe Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.


Shtuar 24.02.2022 10:15