Vdiq 7 vjet më parë, por ende i dërgon gruas lule çdo Shën Valentin

Një burrë nga Kalifornia, i cili vdiq shtatë vjet më parë, ende i dërgon të vesë së tij një buqetë me lule çdo ditë të Shën Valentinit falë disa planifikimeve që para vdekjes së tij.

John Maver ndërroi jetë në vitin 2017, por çdo 14 shkurt që nga ajo kohë, gruaja e tij, Diana, merr një buqetë me lule të kuqe dhe të bardha në pragun e saj me një kartolinë.

Është shenjë e dashurisë që ata ndanë për njëri-tjetrin që kur u takuan për herë të parë si adoleshentë që jetonin në Ontario, Kanada.

“Kur u ktheva në Ontario, takova John përmes kushëririt tim.Sharmi dhe karizma e tij janë arsyeja pse u dashurova menjëherë me të.”- tha Diana.

Dashuria mund të ekzistojë përmes jetës dhe vdekjes- tha vajza e tyre.


Shtuar 16.02.2024 16:31