Lisa Marie Presley 54 vjeç u nda nga jeta pas një ataku kardiak. U gjet pa ndjenja në shtëpi, u dërgua në spital ku edhe ndërroi jetë.
Lajmin e dha mes dhimbjes nëna e saj Priscilla që përjetoi makthin më të madh: humbjen e fëmijës.
Ashtu siç Lisa Marie 2 vjet më parë përjetoi vdekjen e djalit të saj 27 vjeç, i cili u vetëvra.
Si e përshkruante humbjen e djalit Lisa Marie pak javë më parë në një ese
Unë e kuptoj tashmë pse disa njerëz të shmangin kur të ndodh një tragjedi e madhe. Sidomos pasi humb një fëmijë. Sepse ky është makthi më i madh që një njeri mund të ketë. Më kujtohet se sa herë në jetën time, kur ka pasur mundësi t’ju rri afër njerëzve që kanë humbur fëmijët, unë i kam shmangur. E dini pse? Se ata përfaqësojnë makthin tim më të madh, atë të humbjes së fëmijës”, shkruante Lisa Marie.