Valbona Hoxha më aktive se asnjëherë, i bën kërkesën e veçantë ndjekësit (FOTO LAJM)

Valbona Hoxha, ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes. Ajo është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale në një profil Instagrami i cili qendër shërbimet psikologjike që ofron Valbona, si mjeke psikoterapiste.

Fakti që është mbesa e ish diktatorit, Enver Hoxha ngjall mjaft kureshtje të shqiptarët, të cilët jetojnë vende vende, ende me gjurmët e tij.
Qe prej kur publikoi foton e saj në profilin “e punës” duket se i është rritur edhe aktiviteti dhe ndjekësit shqiptar komentojnë postimet e saj.

Në një prej këtyre të fundit thuhet:

“Kurrë nuk jemi kaq të pambrojtur ndaj vuajtjes se sa kur duam dikë”, dhe Valbona i pyet ndjekësit nëse janë dakort me këtë.

Kur një prej tyre nuk bie dakort, mbesa e ish dikatotrit nuk e le me kaq, por këmbëngul.

“A mund ta zhvillosh pak me shume?”, i kthehet ajo ndjekësit duke marrë dhe prej tij një përgjigje.


Shtuar 14.02.2022 13:43