Vajza e pa duke bërë s*ks, nëna e motrave Kardashian tregon publikisht momentin më të sikletshëm

Kris Jenner ka treguar një histori shumë të sikletshme në episodin e radhës të ‘The Ellen DeGeneres Show’. Përballë moderatores së njohur, nëna e motrave Kardashian rrëfeu se ka bërë seks me ish-in e saj Caitlyn Jenner teksa Khloe fshihej poshtë krevatit të tyre.

Historia ka ndodhur kur vajza ishte 10 vjeç. “Khloe po luante kukafshehti me një shoqen e saj dhe ishin poshtë krevatit tonë. Ne shkuam për të fjetur pa ditur asgjë dhe vajzat kishin dëgjuar rënkimet tona dhe gjithçka tjetër. Kishin frikë të dilnin dhe ndenjën aty deri vonë. Teksa largoheshin kur menduan se fjetëm, ne i zbuluam”, ka rrëfyer Kris, e cila pranoi se akoma sikletoset nga kjo histori.

Edhe Khloe ka treguar më herët pak për ngjarjen në fjalë. Ajo pranoi se ishte shumë e sikletshme dhe ju desh të dëgjonte zhurmat për të kuptuar çfarë po ndodhte.

 


Shtuar 26.03.2021 09:41