Vajza e ministrit Peleshi bën kurioz ndjekësit: Kush është djali që ka bërë tatuazh në trup (FOTO LAJM)

Lidhja me aktorin, Romeo Veshajn menjëhertë pas ndarjes së tij me këngëtaren Jonida Maliqi, e ka vënë vajzën e ministrit Peleshi në qendër të medias rozë.

Aleksia Peleshi ka qenë vetë ajo që ka zbuluar për publikun lidhjen me Roemon dhe çdo gjë e saj tashmë përbën interes për publikun.

Të lidhura

None found

Së fundmi bukuroshja ka publikuar një foto në Instagram ku bie në sy tatuazhi që ka në dorë dhe është emri i një djali, Stefan.

Por Aleksia ka shuar shpejt kuriozitetin e ndjekësve të saj duke zbuluar se është i vëllai.


Kujtojmë se disa ditë më parë një video e të dashurit te Aleksias, Romeos teksa shëtiste rrugëve të Barcelonës duke u puthur me një bjonde mori vëmëndjen e mediave rozë, por Aleksia nuk dukej fare e shqetësuar në reagimin e saj duke u shprehur në InstaStory:

“Ore qetësohuni me këto drama palidhje, mos dilni në konkluzion kot se me mbytet me këto aludime. Çdo histori ka pas një prapavijë. Është çdo gjë ne rregull”. /albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 11:31