Vajza e ministrit nuk ka filtra, zbulon detaje nga dushi me Romeon (FOTO LAJM)

Lidhja e aktorit Romeo Veshaj me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian po bëhet çdo ditë e më e konsoliduar.

Siç është tashmë e ditur çifti ka vendosur të bashkëjetojnë e prej andej Aleksia nuk ka nguruar të zbulojë publikisht disa detaje nga jeta e tyre private, shkruan Albeu.com.

Romeo ka publikuar një video me humorin që e karakterizon nga kabina e dushit ku shkruan: Kur të bie dera e banjës.

Një koment po me kaq humor nuk ka munguar as nga e dashura e tij e cila shkruan:

Ku e degjon ti derën, ti në dush je duke bërë opera.

Kujtojmë se kjo lidhje erdhi menjëherë pas ndarjes së aktorit me këngëtaren Jonida Maliqi.

Kjo e fundit foli publikisht për ndarjen duke deklaruar se çdo gjë është bërë miqësore dhe me konsensus dhe gjithashtu i uroi jetë të lumtur çiftit edhe pse kjo e fundit tingëlloi ironike./albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 11:32