Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e saj pa komplekse dhe dinamikat që krijon me protagonistët e tjerë.
Përballë komenteve dhe paragjykimeve të publikut, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, duke zbuluar një anë krejtësisht të panjohur dhe sakrifikuese të artistes si nënë.
Të lidhura
None found
Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka marrë në mbrojtje nënën e saj, duke zbardhur vështirësitë e së shkuarës. Ajo ka rrëfyer se Mimoza ka bërë gjithçka për t’u ofruar atyre një jetë më të mirë, duke qëndruar për dy dekada në një martesë që nuk i ofroi dashurinë e merituar, vetëm për hir të fëmijëve.
“Per te gjithe kuriozet:) Mimo ka qene mama ideale. Ka sakrifikuar per ne cdo gje. Ne kishim gjithmone me shume rroba e tualete se ajo, ne shkolla private pavarsisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmone ne shtepi. Nuk ka marre dashurine qe meritonte ne martese e prap ndejti 20 vjet vetem per mua dhe motren.”

Më tej, Luka ka sqaruar edhe sjelljen e Mimozës në ekran, të cilën një pjesë e audiencës e ka interpretuar si flirtim të tepruar. Ajo thekson se gjithçka është në kuadër të spektaklit televiziv dhe se e vërteta jashtë kamerave flet për një grua me parime të forta, e cila ka vënë gjithmonë familjen në plan të parë.
“Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta. E ben kastile qe te shkoj ta takoj se i ka marre malli dhe nuk u takuam dot vjet sepse nuk arrita dot te shkeputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti 🤍🤍 per te gjithe ata qe mendojne se Mimo e ka mendjen te cunat, duhet te kuptoni qe ajo po ben show dhe nuk eshte fare karakter i perdale, perkundrazi ajo vlerson martesen dhe familjen mbi Cdo gje ❤️”
Ky mesazh i ndjerë shërben si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj skeptikëve që e kanë gjykuar banoren duke u bazuar vetëm në personazhin e krijuar për reality show, duke lartësuar kështu portretin e saj të vërtetë familjar.
