Zaimina Vasjari dhe partneri i saj Klodiani janë prindër të një vajze 4 vjeçare Khloe.
Por Khloe nuk është vajza e vetme e Klodianit, pasi ky i fundit ka edhe dy bija të tjera nga një marrëdhënie e mëparshme. Zaimina ka treguar gjithnjë se ka një marrëdhënie shumë të mirë më vajzat e Klodit dhe ka qenë organizatorja e festive të ditëlindjeve të tyre. Por jo këtë vit.
Ditën e djeshme Kristel festoi ditëlindjen e 16 dhe shpërndau në Instagram dhjetëra postime me urime nga miqtë, por ajo që u vu re ishte mungesa e urimit të Zaiminës, ndryshe nga vitet e tjera.
Gjithsesi ajo ka festuar në jahtin e babait ku me siguri Zaimina ka qenë e pranishme pasi ajo ka kaluar pjesën e mirë të pushimeve në të. Madje në postimin e fundit të këngëtares vihet re komenti i dashur i Kristel.
Kujtojmë se së fundmi Zaimina u bë lajm kryesor në media pasi u bë publike se ka marrë një post pune në UKT si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.
Sipas dokumentit që u bë publik, këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi./albeu.com/