Urimi kontroversial i Ballist Morinës për Krishtlindje: Zoti është shqiptar!

Jemi në kohë festash dhe besimtarët katolik e ortodoksë festojnë ditën e sotme Krishtlindjen. Ashtu si fushat e tjera, edhe sporti feston dhe futbolli shqiptar ka marrë ‘pushimet’ dhe do të rikthehet në mesin e janarit.

Urimet janë të shumta nga protagonistët e futbollit dhe një prej tyre është edhe Ballist Morina. ‘Ballisti’ vijon me thënien kontraversale “Zoti është shqiptar” dhe në urimin e tij për shqiptarët katolikë e ortodoks, e mbyll me këtë thënie urimin.

Të lidhura

None found

“Urime krishtlindjet vëllezërve tanë katolik dhe ortodoks shqiptarë, paqja dhe lumtunia zëft vend n’zemrat dhe mendjet tuaja! ZOTI është SHQIPTAR!”– shkruan Ballisti.


Shtuar 25.12.2023 21:33