U tha se janë ndarë! Ledri dhe Sara shihen krah njëri-tjetrit rrugëve të Prishtinës (FOTO LAJM)

Mjaftoj që të mos shfaqeshin në evente publike së bashku për t’u aluduar rreth ndarjes së mundshme mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

Vetëm se Ledri nuk e shoqëroi Sarën në premierën e filmit të saj të parë si aktore nga fansat e tyre u ngritën aludime se mes çiftit ka një krisje mbase edhe ndarje.

Mesa duket nuk është ky rasti pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës krejtësisht të qetë dhe të lumtur në praninë e njëri tjetrit.

Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierës së tyre televizive.