Mjaftoj që të mos shfaqeshin në evente publike së bashku për t’u aluduar rreth ndarjes së mundshme mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.
Vetëm se Ledri nuk e shoqëroi Sarën në premierën e filmit të saj të parë si aktore nga fansat e tyre u ngritën aludime se mes çiftit ka një krisje mbase edhe ndarje.
Mesa duket nuk është ky rasti pasi mbrëmjen e kaluar ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke shëtitur rrugëve të Prishtinës krejtësisht të qetë dhe të lumtur në praninë e njëri tjetrit.
Çifti ka zgjedhur të mos komentojë asgjë në lidhje me aludimet e ngritura në rrjet rreth ndarjes, duke vendosur t’i dedikohen karrierës së tyre televizive.