U tha se janë ndarë, konkurrentja e Përputhen hedh dyshime për Tean dhe Beartin

Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes dhe këtë e kanë konfirmuar publikisht.

Ka njerëz që besojnë se ndarja e tyre është thjesht “show”. Një ndër këta njerëz është Sindi, konkurrente e “Përputhen”.

“Çfarë mendimi ke për Tean dhe Beartin që janë ndarë?”, i ka shkruar një ndjekës.

“Akoma besoni njerëzit fake? Nuk jua vërtetuan mjaftueshëm që luajtën me ju si publik edhe pse ju i mbështesnit pafund edhe i bëtë ata që janë sot…”, ka replikuar Sindi.


Shtuar 30.03.2021 12:35