U tha se është bashkëshorti, si qëndron e vërteta e fotos së Aurela Hoxhës (FOTO LAJM)

Aurela Hoxha ndonëse është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private dhe nuk ka preferuar të flasë publikisht. Kujtojmë se ajo prej vitesh ka mbajtur larg syrit të publikut lidhjen me partnerin e saj dhe po ashtu shtatzëninë.

Ajo publikoi një foto mbrëmjen e djeshme në Instagram ku shihej duke u përqafuar me një mashkull misterioz. Kjo bëri që në mediat rozë të aludohej se personi në fjalë ishte partneri i saj. Por, nuk është kështu, pasi e vërteta qëndron ndryshe

Djali në foto është vëllai i Aurelës dhe këtë e konfirmoi vet ajo duke ripublikuar  të njëjtën fotografi në Instastory. “Vëllai im simpatik”- shkroi ajo për të mohuar atë që u tha në media.


Shtuar 30.09.2021 10:43