“U teprua”, dalin pamjet nga festa e “çmendur” e ditëlindjes së Luana Vjollcës (VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka festuar 31-vjetorin e lindjes së saj me një festë të çmendur që i ka organizuar familja.

Me miq, familjarë e kolegë, bukuroshja e ekranit ka festuar deri në orët e para të mëngjesit.

E veshur me pink, teksa dukej nga koka tek këmbët si Barbie, Luana ka shijuar çdo moment të festës dhe ka ndarë gjithashtu foto e video të shumta në InstaStory, duke mbajtur të update-uar ndjekësit e saj.

“Ju paca gjithmone!!!! #2Shtator
Faleminderit per cdo urim, ma keni mbush zemren ploooot. “- shkruan ajo.

Më poshtë po ju tregojmë pamje nga festa e çmendur e 31-vjetorit të Luanës.

Këtë sezon televiziv kemi të reja nga Luana Vjollca. Ajo do t’i bashkohet motrës së saj, Marinës, në “TV Klan”. Këtë lajm e zbuloi pikërisht në ditën e saj të lindjes, si një surprizë për fansat.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.