U takua me Saimirin pas përfundimit të “Love Story”? Genarda rrëfen të vërtetën (FOTO LAJM)

Një prej vajzave të formatit të dashurisë, “Love Story” që luftoi deri në fund për dashurinë e Saimirit ishte Generda e cila është rikthyer përsëri në Gjermani pas përfundimit të spektaklit.

Ndërkohë, ajo që fitoi zemrën e “princit modern”  ishte Meri. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”.

Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për shoë, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.

Më pas, “princi modern” u kthye sërish në Gjermani dhe kjo nxiti mjaft pikëpyetje tek fansat për marrëdhënien e tij me Merin.

Dyshime të reja lindën më herët nga postimet e Saimirit dhe Generdës  në Instagram dhe referuar atyre ndjekësit besuan se ata kanë qenë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme.

Pavarësisht aludimeve të shumta, Genarda ka sqaruar edhe njëherë se s’ka asgjë me Saimirin, madje në një intervistë për “Bordo” ka treguar se është zhgënjyer nga ai.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjeësit të cilët e kanë pyetur nëse e ka takuar Saimirin pas përfundimit të spektaklit dhe ajo e ka mohuar një gjë të tillë, duke iu dhënë përgjigje të gjithë dyshimeve të fansave.


Shtuar 20.04.2021 10:25