U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

Ledion Liço paralajmëroi në “Post Big Brother” se Egla Ceno kishte pësuar një incident të vogël.

Thuhet se fituesja e këtij edicioni ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimin.

Kryefjala në ndërkohë ka publikuar një fotografi të aktores gjatë vizitës së saj mjekësore.

Ajo u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother duke fituar plot 100 mijë euro.

Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, kurse në vendin e tretë Romeo Veshaj.

Ceno u shpreh e lumtur dhe se nuk e besonte faktin se u shpall fituese.


Shtuar 29.05.2024 18:27