Aktorja e njohur, Esmeralda Metkaj është një ndër emrat më të njohur shqiptarë, e cila vitet e fundit ka preferuar që të qëndrojë larg ekranit.
E njohur me emrin Cubi ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Abc-ja e Mëngjesit” ku ndër të tjera tregoi dhe arsyen pse u largua nga skena.
Për arsye shëndetësore ajo rrëfeu se i është dashur që të qëndrojë larg Shqipërisë, por preferoi që të mos jepte më shumë detaje.
“Ishte një moment që duhet të merrja një vendim si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha.
Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike”, rrëfeu ajo.
Më herët Cubi dhe aktori Julian Deda, kanë postuar foto me njëri-tjetrin në Instagram duke konfirmuar rikthimin e aktores pak ditë para se programi i humorit të niste. Dyshja janë ndër çiftet më të pëlqyera të humorit.