Ish-konkurrenti i Për’puthen Atdhe Xharavina dhe aktorja Arjola Demiri kanë treguar se kanë miqësi me njëri-tjetrin, por kjo miqësi shpeshherë është përfolur edhe për krisje.
Postimet e tyre në Instagram herë pas here janë marrë si thumba ndaj njëri-tjetrin. Por duket se Atdheu i ka thënë të gjitha me veprimin e fundit.
Arjola feston sot ditëlindjen dhe Atdheu e ka uruar publikisht duke e quajtur Diva.
“Gëzuar ditëlindjen diva”, shkruan Atdheu dhe mesa duket Arjola e ka vlerësuar pasi e ka ripostuar urimin në Instagramin e saj.
Atdheu i ka dhënë shpeshherë mbështetje Arjolës edhe gjatë konkurrimit të saj në Big Brother VIP.