U pagua apo jo nga vëllezërit Veshaj? Mariana Kondi flet për herë të parë për “BB Vip”

Lajmi për Marjana Kondin bëri bujë, që sipas Einxhel Shkirës, nuk ishte paguar nga vëllezërit Veshaj për punën e bërë prej gati tre muajsh.

Marjana disa ditë më parë bëri vetëm një reagim të shkurtër “pa fjalë”.

Mbrëmjen e kaluar aktorja Marjana Kondi ishte e ftuar në “Ëndërrtjerrësit” ku tha se shqiptarët linin çdo gjë për të parë “Portokallinë”, siç ndodhi edhe këtë vit me “Big Brother VIP”.

“Siç është Big Brother sot, ashtu ishte edhe Portokallia në atë kohë. Po të pyesësh taksistët që s’ka këmbë njeriu për të martë e të premte, ashtu shkonin të dielën për Portokallinë”, tha aktorja.

Por, aktorja nuk e komentoi lajmin nëse është paguar apo jo për punën e saj në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj.

 


Shtuar 21.02.2022 10:56