“A ta dhanë rrogën Binjakët?”, Mariana Kondi përfshihet në debat, ndjekësit i kërkojnë llogari (FOTO LAJM)

Në “Big Brother VIP” është zhvilluar një nga debatet më të forta. Ai mes Eixhel dhe Donaldit të cilët kanë punuar më parë bashkë dhe pas këtij bashkëpunimi nuk janë ndarë mirë.

Në këtë sherr ata nuk kursyen historitë e njëri-tjetrit jashtë. Einxhel pretendon se binjakët nuk e kanë paguar kur ka qenë e punësuar në emisionin etyre dhe madje në një moment ajo përfshiu edhe ariana Kondin e cila gjithashtu ka punuar për disa kohë me vëllezërit Veshaj.

Të gjithë janë kurioz për reagimin e aktores, por Mariana ka bërë një InstaStory ku ka shkruar: Pa fjalë.

Kaq ishte reagimi i saj i cili bëri konfuz ndjekësit që këmbëngulin në profilin e Instagramit të aktores për të treguar të vërtetën.

“A ta kanë dhënë rrogën apo jo?”

“Të paguan binjakët? Vetëm këtë na thuaj dhe jemi në rregull. Sepse ajo përmendi emrin e një artisteje të madhe si ty. Sepse me emrin e vet s’ka bërë asgjë”, janë disa nga komentet të cilët i “kërkojnë llogari” Mariana Kondit e cila u përfshi papritur në këtë debat dhe me siguri mesazhet drejt akroes janë shumëfish krahasuar me komentet./albeu.com/