U ndanë përfundimisht? Jasmina i dërgon publikisht një mesazh Andit: Bluzat e tua i kam unë (VIDEO)

Edhe pse është ndarë prej kohësh nga Andi, ndjekësit vazhdojnë të jenë të interesuar për lidhjen që Jasmina kishte me ish-konkurrentin e “Për’puthen”.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka lënë pas çdo mëri dhe keqkuptim që ka pasur me Andin, të cilit i këshillon të njëjtën gjë.

Po ashtu, Jasmina ka dhënë një mesazh publik për Andin, ku ka zbuluar se akoma mban disa rroba të ish-konkurrentit.

“Janë 3 faza kur dy persona zihen: Është faza e inatit, që do të shahemi me njëri-tjetrin, do të mbushemi nga njerëz të tjerë, do ta diskutojmë.

Është faza e dytë që është faza e mohimit që kurrë nuk e pranon që unë kisha faj pse ne dy jemi zënë, gjithashtu as ai personi tjetër.

Gjithashtu është edhe faza e tretë, ajo e pranimit ku ti harron çdo lloj situate, i lë pas vetes dhe tregohesh më i pjekur dhe thua që nuk kam pse mbaj më mëri sepse në fund të ditës më lëndon mua dhe jo personin tjetër.

Andi i ka zgjatur shumë kjo faza kështu që mesazhi im është që duhet të kalosh në fazën e 3-të Andi.

Dhe diçka tjetër, kam dëgjuar se të mungojnë disa bluza, nuk kanë humbur, janë këtu”, është shprehur Jasmina.


Shtuar 22.09.2021 15:42