U nda nga Bruno, Ana Gjini në një lidhje të re: Së shpejti martohem me një verior

Emisioni i “Përputhen”ka qenë shumë i vrullshëm me lidhjet, por i pafat me zgjatjen e tyre.

E njëjtë ka qenë edhe lidhja e Brunos me Ana Gjinin ku ata ishin të lumtur me njëri-tjetrin nga marrëdhënia që kishin krijuar. Ndërkohë sot nuk janë më pasi çifti është ndarë.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” Ana Gjini ka zbuluar edhe të vërtetën e fotove që ka postuar si nuse.

Ajo ka deklaruar se ende nuk është martuar po një dasëm do të ketë së shpejti me një verior dhe se veshja dhe grimi në atë mënyrë e kishte bërë se donte vjerra ta shihte se si do dukej si nuse. Ana mesa duket ja ka dhënë mundësinë.

E pyetur se kush ishte djali që i jepte qetësi shpirtërore Ana u shpreh: “Shumë shpejt do zbulohet se kush është se kam hall mos ma merrni mësysh”./albeu.com

 

 

 

Shtuar 16.09.2022 18:04