U kap “mat” në momente intime me një vajzë, konkurrenti përjashtohet nga “Përputhen”?

Edi i “Për’puthen” ka qenë në qendër të mediave ditën e sotme. Disa foto të publikuara nga “Kryefjala.com” tregojnë konkurrentin në një nga clubet e Tiranës ku shihet duke u argëtuar nën shoqërinë e një vajze, e cila nuk njihet nga prapa por duket se nuk është asnjëra nga konkurrentet e programit. Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë apo ka qenë një flirt i momentit, por fotot po bëjnë xhiron e rrjetit. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Edi, teksa një detaj ka ngritur dyshime se ai mund të jetë përjashtuar nga programi.

“Pista” që ka çuar ndjekësit e programit në këtë përfundim ishte adresa zyrtare e Instagramit të emisionit. Në mesin e emrave që ndiqen nga faqja vihet re se Edi nuk është më dhe në atë listë janë vetëm personat që kanë marrë pjesë në program. Kaq ka mjaftuar që të aludohet se produksioni ke marrë vendimin për ta larguar konkurrentin e ri. Megjithatë, duhet të presim episodet në vijim për të parë çfarë ka ndodhur.

Kujtojmë se Edi ka zhvilluar edhe takimin e parë në program. Në emisionin e sotëm u transmetua takimi i tij me Adën i cili nuk u pëlqye nga konkurrentët. Ata kritikuan Edin për sjelljen e ftohtë dhe thanë se ai nuk e pëlqen Adën por ka vetëm një tërheqje seksuale mes tyre.


Shtuar 14.09.2021 14:50