Ditën e djeshme, reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, është dhunuar fizikisht nga disa persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në një sallon flokësh teksa ai performonte “live” në rrjetin social, “TikTok”.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Athinë, aty ku reperi jeton. Ndërkohë në videon e bërë virale në rrjet, shihen të paktën dy burra të veshur me të zeza dhe të maskuar që godasin me grusht dhe me stol kokës reperin e njohur.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, motra e Sin Boy ka treguar gejndjen e reperit, duke zbuluar se ai gjendet në spital pas sulmit të ndodhur ditën e djeshme.
“Shkuam në spital, se kisha frikë mos kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”
Ajo ka zbuluar gjithashtu edhe momentin që ndodhi ngjarja, duke treguar se ishte në oborr.
“Ai ishte drejtpërdrejt në TikTok dhe unë isha në oborr. Papritur, dëgjuam zhurma. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda vëllain që u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai ishte i mjerë, fytyra e tij ishte skuqur. Ai u ngrit i trullosur dhe vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci”.
Ndërsa lidhur me spekulimet që qarkulluan në media, se e gjitha kjo situatë ishte një inskenim, motra e Sin Boy ka thënë:
“Vëllai im i kishte flokët me bojë të lyera dhe në momentin që u dhunua në video është parë duke rregulluar flokët sikur skishte ndodhur asgjë por në fakt e vërteta nuk qëndron kështu. Ai kishte frikë se mos i lëndoheshin sytë, mos digjej. Sepse ai ka miopi dhe astigmatizëm prandaj u mundua të largonte bojën me kimikate larg fytyrës”