U bë “e gjallë” 12 vite pas skandalit, ish-missi i njohur shqiptar pritet të marrë pjesë në “BB VIP Kosova” (FOTO LAJM)

Big Brother VIP Kosova pritet të nisë me 5 Dhjetor dhe tashmë kanë nisur spekulimet se kush do të jenë VIP-at shqiptarë që do të bëhen pjesë. Kohët e fundit u përfol se Art Abazi dhe Getinjo do të hynin në shtëpinë e famshme por ishin vetë artistët që hodhën poshtë këto thashetheme në rrjet.

Ndërkohë, së fundmi IndeksOnline raporton se një ndër banoret është Xhuli Nura. Ish miss Kosova jeton prej vitesh në Finlandë. Ajo iu rikthye intervistave vetëm pak kohë më parë pasi u “zhduk” për vite nga vëmendja mediatike. Shkak për këtë u bë skandali seksual më shumë se një dekadë më parë.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, ajo foli për këtë ngjarje duke thënë se ish i dashuri e shantazhoi me para se do t’i publikonte momentet erotike. Ajo tha se ishte situata më e vështirë që ka përjetuar dhe se iu deshën shumë vite që të kujdesej për shëndetin mendor.

“Është gjë shumë e bukur kur dy njerëz duhen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale. Gjëja që nuk duhet të bëhet është të shantazhohet dhe të merret një gjë intime sikur mu mor mua dhe të shantazhohesh që 20 mijë euro duhet me mi sjell ose të publikohet videoja ku ti je nudo.

Unë me rastin tim kam shpëtuar shumë gra. Unë e kam shëruar veten 5-6 vite. Për 5-6 vite nuk kam dashur me ditë për asgjë. Kam punuar me veten. Unë s’kam pasur shumë mbështetje, për shkak të mentalitetit”, tha ish missi.