Çështja e Parashqevi Simakut ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditë të fundit, ndërsa tashmë të përfshirë publikisht është dhe ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe. Ky i fundit është akuzuar se ka praktisur kohë më parë Parashqevinë së bashku me djalin e tyre Luka, ndërsa sot ai e ndalonte të birin të komunikonte me nënën e tij.
Në lidhje me këtë ngjajre, e prekur nga sulmet online është dhe bashkëshortja aktuale e Robertit, Katherine Nolfe.
Katherine ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të akademisë që ka nën pronësi, “Voice Academy NYC” ku dhe ka marrë mjaft komente negative si dhe kërvënuese nga persona të ndryshëm. Në deklaratë Nolfe sqaron se ajo nuk ka qenë e përfshirë në asnjë proçes gjykate apo kujdestarie mes Robertit dhe Parashqevisë duke kërkuar që familja e saj të mabahet larg kësaj situate.
“Dua të adresoj disa thashetheme dhe dezinformata që qarkullojnë rreth Voice Academy NYC. Dua të sqaroj se Rob nuk është pronar apo themelues, ai ka punuar në Voice Academy disa vite më parë.
Unë kurrë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë çështje të kujdestarisë apo gjykatës, ato ishin rreptësisht midis Robit dhe ish-gruas së tij. Ju lutem mbani familjen dhe biznesin tim larg nga kjo situatë.
Ju kërkoj që të përmbaheni nga shkrimi i komenteve negative në faqen e shkollës. Familja jonë ka marrë kërcënime të cilat janë thellësisht shqetësuese. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë dhe na lejoni të vazhdojmë të punojmë.
Ne kemi mësues të talentuar dhe të mrekullueshëm që duan të vazhdojnë të japin mësim.
E di që situata është shumë e trishtuar, por në një notë pozitive – e kuptoj që anëtarët e familjes së lidhur po rilidhen dhe gjithçka është në një dritë të re pozitive, për të cilën jam shumë mirënjohës.
Urimet më të mira dhe Gëzuar Festat,” shkruan Katherine Nolfe.
Kujtojmë që ish-nashkëshorti i Parashqevisë ka folur publikisht në lidhje me këtë situatë teksa ka thënë se nuk ishte ai përgjegjës për shkatërrimin e jetës së saj por kanë qenë kolegët e këngëtarës të cilët dëshironin që Parashqevia të dështonte.
Ndërkohë biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë një shkrim para pak ditësh teksa thuhej se pas shumë vitesh pritje, Parashqevia arriti të komunikonte me djalin e saj Luka.