“Turp!” Almeda Abazi i përgjigjet ndjekëses që e kritikoi për puthjen në buzë me të birin (FOTO LAJM)

Puthja e fëmijës në buzë është një veprim, që ka filluar të përdoret gjithnjë e më shumë kohët e fundit nga prindërit e kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale. Janë të shumta personazhet publike që kanë ndarë me ndjekësit e tyre foto e video nga momente të tilla të ëmbla me të vegjlit e tyre.

Mirëpo, sa herë një person i njohur poston një foto duke puthur në buzë fëmijën, fillon i njëjti debat: A është normale kjo gjë? Së fundmi, Almeda Abazi ka ndarë me ndjekësit në Instastory një video ku puth të birin në buzë.

E siç mund ta merrni me mend kritikat për të nuk kanë munguar. Almeda ka ndarë me të tjerët një mesazh në të cilën një ndjekëse i shkruan: “Aaa mësim të mirë po ju jepni fëmijëve, bravo ju qoftë juve nëna moderne tani. S’ke ku ta puthësh veçse në gojë? Turp!”. Ndërkohë, Almeda ka shkruar: “Hë se ty po të prisja mi Arjanita të na mësosh pak si të bëhemi mami!”

Në të vërtetë, edhe specialistët ndahen në dy grupe kur hapet kjo temë…Megjithatë secili zgjedhë ta rrisë fëmijën e tij në mënyrën e tij.


Shtuar 20.10.2021 09:26