Tregoi se ishtë nënë e një djali, Xhoana e revoltuar pas daljes nga “Love Island”: U hodh baltë mbi figurën time

Një nga ish-konkurrentet e “Love Island Albania” Xhoana Kurti ka bërë një deklaratë në Instagramin e saj pas eleminimit nga programi.

Të dielen e kaluar, ajo la përgjysmë marrëdhënien me Arlindin, ndërkohë që ky i fundit vazhdoi qëndrimin në garë, një qëndrim që do të varej nga zotësia e tij për të bërë një tjetër femër për vete.

Ndërkohë, bazuar në ngjarjet e ndodhura në vilë, por edhe duke iu referuar komenteve mbi historinë e mëmësisë që ajo rrëfeu, Xhoana ka vendosur të reagojë nëpërmjet një postimi në ‘story’.

“Pike se pari dua t’ju falenderoj te githeve per mbeshtjeten qe me keni dhene gjate qendrimit tim ne vile.

Se dyte ulje-ngritjet te cilat i kam pasur me Arlindin kane ardhur shkak pasoje e lekundjeve qe ka pasur ai karshi lidhjes tone gje qe me beri te kuptoja vazhdimisht qe ai nuk eshte nje njeri i qendrueshem dhe nuk e di akoma se cfare eshte duke kerkuar.

Se treti frika e te mos qendruarit vetem dhe siguria qe kishte tek une per te qendruar ende aty e shfaqi mbreme gjate “folese se dashurise” me Ueden kur une u largova ku deshperimisht eshte duke shfrytezuar 72-orarshin.

Fatkegesisht me lejoni te them qe vertetova 100% dyshimet qe une kisha ne lidhje me te.

SE FUNDMI PER TA MBYLLUR,UNE JAM SHUME E LUMTUR JASHT PRANE TIM BIRI dhe me vjen shume keq qe u hodh balt mbi figuren time me shpifje (gje qe nuk duhej lejuar te ndodhte) dhe aq me pak per ish bashkeshortin tim te ndjere ku u vu ne dyshim historia e jetes time!”- shkruan ajo


Shtuar 11.10.2023 15:50