Kur të gjithë mendonin se Shakira dhe Pique ishin kthyer në sinonim të çiftit ideal që të gjithë ëndërrojnë, lajmi për divorcin e tyre dhe tradhtisë së futbollistit shokoi botë. Ndërkohë mediat spanjolle vijojnë ende të “hetojnë” për ndarjen e tyre.
“Telecinco” ka kontaktuar Tonino Mebarak, vëllain e yllit të pop-it, duke u përpjekur të kuptojë gjendjen shpirtërore të 45-vjeçares.
“Si është motra ime? Ajo po kalon një divorc, gjërat e tjera vetëkuptohen, sidomos ato të anës emocionale e psikologjike”, – tha i vëllai. E përkthyer? Nuk është një kohë e lehtë për artisten.
Edhe pse nuk u bënë kurrë burrë e grua zyrtarisht (me dokumenta), Shakira dhe Pique tani duhet të gjejnë një marrëveshje për hir të fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, të cilët janë përkatësisht 9 dhe 6 vjeç.
Duket se Shakira është e vendosur të largohet nga Spanja dhe të kthehet në Miami, ku jetonte para se të takohej me mbrojtësin. Një opsion që nuk do ta pëlqente shumë Piqué, i cili nuk do të donte të ishte kaq larg fëmijëve të tij.
Ish-çifti po përballet me situatën me avokatë të specializuar. Ndërkohë, pas lamtumirës me ish-partnerin e tij, këngëtarja kolumbiane ka marrë më shumë ndjekës në Instagram. Në pak ditë ka fituar rreth 400 mijë ndjekës plus.
Para Tonino, motra e Shakirës, Lucy Mebarak, kishte folur për shtypin.
“Ndarja ishte e parashikueshme”, – u kufizua ajo duke thënë se gjërat mes muzikantes dhe Piqué nuk po shkonin mirë prej disa kohësh. Ndërkohë, sportisti hesht. Deri më tani, Pique nuk ka folur asnjë fjalë për jetën e tij private.