Shpërthimi i Gërdecit në vitin 2008 është një nga ngjarjet më tragjike në vendin tonë. Akoma më tragjike ka qenë për banorët e “Big Brother” të atij edicioni.
Konkurentët që ishin të izoluar nga aktualiteti u tronditën nga shpërthimi i fuqishëm dhe nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Në emisionin “Endërrtjerrësit”, regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve. Ai kujton se shtëpia pati disa dëmtime.
“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po trondisin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.
Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”. /albeu.com
View this post on Instagram