“T’i thyej kockat”, flet balerini që u kërcënua në TV KLAN: Çfarë më tha Luana Vjollca (VIDEO)

Grines Fezollari, balerini dhe content-creator-i denoncoi mbrëmjen e djeshme se është dhunuar nga dy koreografët, në provat e emisionit të Luana Vjollcës.

Më konkretisht ai përmend emrat e Nold Hoxhës dhe Almenda Hoxhës. Së fundmi, Grinesi ka dhënë një intervistë. Ai tregon të gjithë ngjarjen dhe se është goditur me shuplakë nga koreografi, në provat e emisionit.

Më pas kërcënimet kanë vazhduar në oborrin e televizionit Klan.

Për rastin në fjalë Grines thotë se ka bërë edhe denoncim në polici, por deri më tanu nuk është bërë asgjë.

Deklarata e balerinit Grines Fezollari:

Kemi patur një projekt me keorgorafët Nold Hoxhës dhe Almenda Hoxhës. Kemi nisur provat në Komunën e Parisit, kishim një paletër ku bënim provat. Aty ka nisur edhe keqkuptimi parë, ose kërcënimi i parë nga Noldi. Më ka thënë nëse ti e lë këtë projekt do ta lesh tani ose më vonë ke punë me mua.

Që mesa duket qenka sherri. Unë kam kërkuar kontratë dhe më kanë thënë qe ke të bësh me ne si koreograf dhe jo me televizionin. Më kanë thënë nëse ti i kërkon dokumet ose shpjegim televizionit do të kesh punë me ne.
Java e parë shkoi shumë mirë, u spikata edhe nga televizioni edhe për punën content-creator dhe mu dha si detyrë të meresha edhe me televizionin përveç kërcimit. Në momentin e parë që unë po meresha me këtë punë që po meresha me telefeonin zotria më tha nëse meresh me telefonin ke punë me mua.

Mua dhanë dy rrugë dhe unë nuk do zgjidhja dhunën, por zgjodha të largohem. Në këtë moment më dha një shpullë dhe asnjë nga personat prezent nuk reagoi. Personi zgjodhi që dhunën ta kalonte edhe jashtë

Luana më tha që këtë do ta zgjidh unë, ti rri i qetë dhe ne si produksion do marrin një masë ndaj koreografëve.

Nuk kam asgjë me televizion, por një televizion kombëtar si TV KLAN nuk mori një vendim dhe nuk i hoqi koreografët nga puna, shprehet balerini për JOQ.