Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Mevlanit me Filloretën, i cili nuk shkoi aspak mirë.
Mevlanit nuk i pëlqen që konkurrentja e përmend shpesh faktin që ka ardhur në emision vetëm për të. Nga ana tjetër, Filloretës i duket sikur ai kërkon ta ulë.
Filloreta: Ti mendon që po dal unë me dikë tjetër?
Mevlani: Jo se po del me dikë tjetër, po mos thuaj që mund të kisha ardhur në emision dhe për djem të tjerë, por kam ardhur veç për ty…
Filloreta: Nuk dua të dal me tjetër, se kush sipas teje mund të më ishte përshtatur? Mevlani: Nuk më intereson, nuk i di gustot tua!
Filloreta: Oh more djalë, a di qysh? Ti po mundohesh të më ulësh poshtë.
Mevlani: Si poshtë? Për çfarë arsyeje?
Filloreta: Se po tregoj unë shumë respekt për ty prandaj.
Mevlani: Ç’lidhje ka kjo?
Filloreta: Ka lidhje!
Mevlani: Ma shpjego pra…
Filloreta: E shpjegova një herë, nuk e di çfarë të të tregoj tjetër?!
Mevlani: Gjithmonë këtë thua, që mundesh të gjesh tjetër.
Filloreta: Jo po avash pak se dhe unë e kam një fytyrë që nuk mundesh ti ta ulësh poshtë.
Mevlani: Veç te fytyra e ke mendjen
Filloreta: Po e kam mendjen te fytyra se unë nuk jetoj për “like”, e kam një imazh në vetvete!
Mevlani: Atëherë ça, duhet me fol veç mirë e bukur ti për veten tënde?
Filloreta: Çfarë fole bukur ti për mua deri tani?
Mevlani: Pse deshe me fol bukur? Bëjmë muhabet normal
Filloreta: Nëse jam unë e tepërt, atëherë shkoj.
View this post on Instagram