“Thotë mamaja mos hajde në shtëpi…”, Albano emocionohet pas dronit që mori nga familjarët

Pak orë para spektaklit një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Albano fermeri që u suprizua nga familjarët.

“Thotë mamaja mos hajde në shtëpi pa fitore! Jemi mirë të gjithë, ashtu siç je dhe ti vëlla, të duam shumë, të përqafojmë! Ps. Pa merak fare”, shkruhej në banderolë të dronit.

Kjo surprizë ka emocionuar Albanon. Mesazhi në dron shkaktoi batuta tek pjesa tjetër e fermerëve, ku gjithashtu e përqafuan dhe i qëndruar afër Albanos.

Albano shpesh herë është suprizuar nga familjarët dhe miqtë e tij gjatë eksperiencës në fermë.


Shtuar 13.05.2024 17:53