E ftuar të dielën që lamë pas në “e Diell”, astrologia Meri Shehu pati një “përplasje” me Roza Latin. Kjo e fundit shprehet se astrologia më e mirë që ka parë e ka dëgjuar është Rezarta Shkurta.
Meri Shehu në ato momente shprehet se Rezartën e ka kliente.
“E përshëndesim se unë e kam kliente”, shprehet ajo ndërkohë që në studio plasin të qeshurat.
Por në një InstaSotry të fundit, Rezarta Shkurta ka mohuar të jetë kliente e Meri Shehut madjeshprehet se e ka takuar një herë në jetë pasi ishin të ftuara në të njëjtin emision.
“Kjo nuk është një video që më mërziti… Madje më bëri të qesh! E mirëkuptoj që zonja ka dashur të krenohet. Por ajo si astrologe duhet ta dijë mirë që në Akrepat i luftojmë gënjeshtrat. Zonjën vetëm një herë e kam takuar në jetën time, tek kafja e një televizioni pasi ishim të ftuara në një shoë! Nëse kjo të bën të jesh kliente, ateherë kjo paska kliente të gjithë të ftuarit aty.
Gënjeshtra e vogël apo e madhe është gjithmonë e shëmtuar!”, shkruan Rezarta Shkurta./albeu.com/