showbiz

“Tension dhe përplasje”, Meri Shehu: Këto 4 shenja duhet të bëjnë kujdes këtë javë!

Kjo javë është shumë intensive, këtë parashikon astrologia Meri Shehu.

Ajo u shpreh se me futjen e Marsit nesër në shenjën e Demit, gjërat do të na bëhen pak më të vështira. Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët do të kenë disi tension dhe përplasje duke filluar nga kjo javë dhe duke vazhduar gjatë një muaji e gjysmë.

Të lidhura

None found

Astrologia Meri Shehu u tregua optimiste pasi do të kemi dhe lajme të mira. Sipas saj, me futjen e Mërkurit në shenjën e Binjakëve, sot dhe nesër parashikohen surpriza, ndryshime të mëdha dhe komunikime të rëndësishme.

Ja me sa yje i rendit këtë javë Meri Shehu të gjitha shenjat:

Dashi, 2 yje:

Do të vazhdojnë të merren me ekonominë, e cila do të jetë primare. Fati i tyre do të lidhet me ekonominë dhe bizneset familjare kryesisht, por do të kenë një ndryshim planesh shumë të fuqishëm këto 3-4 ditë.

Demi, 5 yje:

Hëna e re në shenjën e tyre është shumë rigjeneruese për Demin. Do të ndryshojë dhe një çështje shumë e rëndësishme ekonomike pasi këto ditë mund të kemi një “tërmet” të vogël në qëllimin e tyre. Më pas gjërat do të rinovohen dhe do të ndihmohen nga teknologjia, për të arritur fitime ekonomike.

Binjakët, 3 yje:

Është futur Mërkuri në Binjakë, takohet me Uranin sot dhe nesër, dhe tek Binjakët do të ndryshojë shumë jetën e tyre në lidhje me pamjen, do të guxojnë të bëjnë dhe të thonë gjëra që nuk guxonin më parë. Fati i tyre do të jetë në fitime të fshehta ose në rrugë të panjohura.

Gaforrja, 4 yje:

Shumë Gaforre do të gjejnë mbështetje nga miq, shokë dhe mundësisht edhe nga partneri ose partnerja e tyre. Mbështetja mund të vijë dhe nga njerëz që i lidh karriera dhe puna, të cilët do t’i ndihmojnë në këtë periudhë që të fitojnë ekonomikisht dhe të zënë një vend akoma më të fuqishëm në karrierë.

Luani, 3 yje:

Luanët do të kenë shumë fat në punët që kanë të bëjnë me promovimin, me të bukurën, me artin. Do të kenë shanse në lidhje me karrierën dhe jeta sociale e shumë luanëve do të përmirësohet. Kujdes nga prapaskenat dhe konfliktet!

Virgjëresha, 4 yje:

Hëna e re në shenjën e Demit e ka ndihmuar Virgjëreshën të arrijë një organizim të mirë ekonomik të jetës së tyre personale dhe besoj se do të fitojnë shumë para këtë periudhë, nga mbështetja dhe përkrahja që do të marrin edhe në fushë ligjore. Nëse jeni në punë shteti, do të keni ndryshime këto ditë. Do të merrni lajme dhe do të surprizoheni.

Peshorja, 2 yje:

Peshoret do të merren shumë me ekonominë, me trashëgiminë, me para që vijnë nga partneri/ja, nga ndarjet në çift, para të cilat i presin në këtë periudhë. Lajme të mira vijnë në lidhje me karrierën, do të zënë një vend relativisht të mirë dhe me mbrojtje. Kemi dhe fejesa dhe martesa të konsiderueshme deri në fund të majit. Udhëtimet që do të bëni deri në fund të majit do të jenë më të bukurat.

Akrepi, 4 yje:

Ndryshon jeta e tyre, pasi rikthehen partnerë ose njohje nga e kaluara, por vendosen në jetën e tyre nëse nuk janë të martuar ose të lidhur dhe kemi persona nga e kaluara që u bëjnë një propozim konkret. Në fushën e bashkëpunimeve, Akrepët ndryshojnë në këtë periudhë. Të kenë kujdes Akrepët me Marsin në Dem!

Shigjetari, 2 yje:

Shigjetari do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në lidhje me punën e përditshme dhe ekonomia do të njohë rritje. Nëse Shigjetarët do të bashkëpunojnë mirë ose do të kenë oferta pune, është momenti të përfitojnë dhe të nxjerrin para, të cilat do të jenë një luks i madh, ose do të mbyllin detyrimet ekonomike. Ndryshon jeta e tyre në çift, mund të fejohen ose martohen me dikë që nuk e kanë pasur në lidhje, por në erotizëm.

Bricjapi, 5 yje:

Më në fund erdhi dita e Bricjapëve! Hëna e re në Dem dha tentativa për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të lënë pas të kaluarën. Deri në fund të majit do të kenë shanse të lënë mbrapa të gjithë vështirësinë që kanë kaluar deri tani. Kemi ndryshime punësh dhe surpriza tek Bricjapët, të cilat do të ndodhin këto ditë.

Ujori, 3 yje:

Do të merren me çështje familjare, tentojnë të blejnë një pronë, një shkëmbim i madh ekonomik ose rregullimi me sukses i një destabilizimi që ka ndodhur në çështjet e tyre ekonomike këtë periudhë. Do të kenë surpriza në çështjet erotike, dashuri me shikim të parë, plane të reja ose një lidhje që do t’i surprizojë të gjithë!

Peshqit, 4 yje:

Peshqit do të merren shumë me ekonominë dhe pronën në këtë periudhë. Do të bëhen pak kokëfortë në diskutimet që do të kenë dhe situatat ekonomike do të jenë shumë të rëndësishme. Çështjet erotike ngelen shumë të rëndësishme për ta. Do të marrin një lajm të papritur në lidhje me një shtëpi të re apo lëvizjet në një qytet apo shtet të ri.

Tags: merishenjat

të fundit

Mesazhet për Kosovën mbizotërojnë në protestën antiqeveritare të mbajtur në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë - pjesa qendrore e Serbisë - u mbajt një protestë…

5 minutes ago

Vapë rekord në Gjermani, spitalet përballë presionit të madh/ Ekspertët paralajmërojnë se shumë institucione nuk janë gati për temperatura ekstreme

Një valë rekord të nxehti ka përfshirë Gjermaninë dhe, me rritjen e temperaturave, shtohet edhe numri i personave që përfundojnë…

15 minutes ago

31-year-old falls into ravine while gathering mountain tea, taken to the Trauma Hospital

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte…

15 minutes ago

Pas 77 vitesh armiqësi, marrëveshja Izrael-Liban synon mbylljen zyrtare të gjendjes së luftës

Izraeli dhe Libani, pas afro tetë dekadash përplasjeje dhe mosmarrëveshjesh, kanë ndërmarrë një hap që mund të hapë rrugën drejt…

15 minutes ago

Reali vendos rinovimin e Vinicius Junior mbi gjithçka, Olise mbetet jashtë fokusit

Rinovimi i kontratës së Vinicius Junior është shndërruar në prioritetin absolut të Florentino Perezit për këtë verë, sipas gazetarit Miguel…

15 minutes ago

Exchange rates / At what rates the dollar and euro are bought and sold, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me…

16 minutes ago