“Të thashë mos ma bëj këtë pyetje”, Eri “shpërthen” dhe i kthehet keq moderatores (VIDEO)

Një situatë e pakëndshme është krijuar në emisionin “Glamour Zone”. I ftuar ka qenë Eri Aga, një nga ish-konkurrentët e “Përputhen”.

Gjatë intervistës moderatorja Ester Bylyku e pyeti Erin se kush ka qenë femra më e famshme me të cilën ai ka flirtuar dhe kjo pyetje duket se nuk i ka pëlqyer të ftuarit i cili filloi të ulërinte në mes të emisionit.

Eri: A të thashë që përpara xhirimeve këto pyetje mos mi bëj? Pse më acaron?

Ester: Po mirë unë e kam punë

Eri: Po ça pune o burr’, punë thotë

Ester: S’jam burrë, por të shohësh intervistat e mia e bëj këtë pyetje

Eri: Po mirë unë a të thashë mos ma bëj?

Ester: Po lëre ça thua ti, unë po them e kam në skenar.

Pas këtij momenti, Eri i tha Esterit se vetëm donte ta trembte pak duke e qetësuar situatën.


Shtuar 25.10.2021 14:10