Të preferuarit e shqiptarëve, Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat rikthehen bashkë pas 11 vitesh (FOTO LAJM)

Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, do të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 11 viteve nga seriali i shumëpëlqyer “Dashuri e ndaluar”.

Sipas lajmeve të fundit, aktori i njohur me origjinë shqiptare dhe bukuroshja do të bashkohen sërish pas 11 viteve për një projekt të ri.

Të lidhura

None found

Akoma nuk është zbuluar se cilat do të jenë rolet e aktorëve në serialin “Kral Kaybederse”, por diçka është e sigurt. Seriali mezi po pritet nga fansat e aktorëve në të gjithë botën dhe dihet se do korrë sukses të madh.

Kujtojmë që “Dashuri e ndaluar”, me skenarin e saj mbresëlënës dhe kastin legjendar, pati një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Turqi, por në çdo ekran ku është shfaqur.

 


Shtuar 27.10.2021 10:06