Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes kallaku, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me partneren e tij të re, Ejona.
Në një postim në Instagram, çifti shfaqet i përqafuar, ndërsa aktori ka zgjedhur që të mos publikojë imazhin e saj, teksa në sfond shihen vetëm flokët e saj.
Ndërsa më tej, aktori i shoqëron postimin e tij me një emoji zemre.
Kujtojmë që pak kohë me parë, aktori postoi një foto të tij ku shfaqet i qeshur, teksa shkruan: Psalmi 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!
Publikimi i kësaj fotoje me shkrimin përkatës, është marrë nga ndjekësit e tij si një mesazh se gjatë kësaj periudhe, ai ka arritur të gjejë lumturinë e tij në krahët e një femre të re.
Pas një periudhe të gjatë nga ndarja me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, 25 dhjetori i 2025 shënoi një moment kthese në jetën e tij. Këtë ai e ka dëshmuar dhe përmes postimit të bërë para pak ditësh, që mendohet se i dedikohet vajzës enigmë me emrin Ejona.
