Të pandarë! Liberta Spahiu sapo konfirmoi lidhjen me Flori Mumajesin?

Prej vitesh kanë qarkulluar lajmet se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje.

Ndonëse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar, kanë qenë fansat ata të cilët kanë bërë që moderatorja të ndajë nëj video ku shihet e lumtur krah këngëtarit.

“A do na tregosh një foto me Florin Mumajesin?”,- e pyeti një fans.

Moderatorja u tregua menjëherë e gatshme duke ndarë foton me mbishkrimin: “Jo foto, po video”.

Dyshja e kanë mbajtur lidhjen e fshehtë, por në fundvit të 2022 ata bënë rrjetin lëmsh.

Ishte Flori ai i cili postoi një foto në rrjetet sociale me moderatoren kosovare duke bërë që të gjithën djekësit të mendonin se mos vallë ky ishte një konfirmim nga ana e këngëtarit.


Shtuar 31.03.2023 13:05