Ronela Hajati ka treguar se ndodhet në Spanjë. Ajo ka marrë pjesë në një event në Madrid ku dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy. Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.
Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.