Të gjithë po urojnë Dj PM për ditëlindje, përveç Sarës (FOTO LAJM)

Sot është ditë e veçantë për Pajtim Krasniqin, i mirënjohur si Dj PM. Në këtë 32-vjetor urimet kanë qenë të shumta për Dj e njohur.

Por të gjithë po presin me padurim urimin e partneres së tij, Sara Berishës. Duket se ky urim do të jetë special, pasi po vonon paksa. Por storyt e saj nga pushimet nuk kanë munguar.

Një ndër urimet më të bukura ka qenë edhe ai nga “gjysma e tij” në profesion dhe në jetë, DJ Dagz.

“Shum urime per ditlindje Sevdalia jem DJ PM. Edhe 100 me shendet suksese ? u bofsh prind sa ma shpejt se trevi’t i duhet ni its … to the TREV NOW??”, shkruan Dagz.

Si për të vërtetuar se gjithçka mes tyre është në rregull, pavarësisht mungesës së urimit publik, Sara ka komentuar në postimin e Dj Dagz.

“Faleminderit o Dagzzzzz”, shkruan blogerja në urimin për tu bërë sa më shpejt prindër./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 12:31