Të gjithë po flasin për ndryshimin drastik në look, por Xhensila e paska bërë “për Noizyn” (FOTO LAJM)

Xhensilën rrallëherë e shohim të eksperimentojë me flokët, më saktë me ngjyrën e tyre pasi prej vitesh ka preferuar të qëndrojë tek nuanca e saj natyrale. Por me fotot e fundit, këngëtarja i ka habitur të gjithë duke u shfaqur bjonde. Ajo shfaqet duke pozuar buzë detit, e veshur me shumë stil dhe sigurisht vëmendja është tek ndryshimi në pamje.

Xhensila ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit, të cilët i shkruajnë se i shkojnë shumë flokët kështu, por duhet t’ju themi se janë thjesht paruke.

Vetë ajo ka postuar në Instastory disa video nga koncerti i fundit ku shfaqet me flokët e saj natyralë e që janë larg bjondes. Megjithatë duhet thënë se edhe bjonde Xhensilës i shkojnë shumë e ndoshta në të ardhmen do e shohim më shpesh kështu.

Ky ndryshim i këngëtares ka ardhur si pasojë e videoklipit që në fakt nga fotot e publikuara në Instagram nga e njëjta skenë, zbulohet se do të jetë një tjetëe bashkëpunim me Noizyn.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)