“Të gjithë ishin me gratë…”, shkoi në tapetin e kuq me balerinën, Armaldo debaton me ndjekësen

Armaldo Kllogjeri, i njohur gjerësisht si Maestro i BBV, ishte një ndër emrat e shumtë VIP që u shfaq në tapetin e kuq të “Në kuadër të dashurisë”. Por në krah të tij nuk ishte bashkëshortja e tij, por balerina me të cilën kërcen në “Dancing With The Stars”.

Këtë ndjekësit nuk kanë kaluar pa e komentuar në profilin e tij në Instagram.

“Po Aidën (gruan) ku e kishte ky? Të gjithë me gratë ky me balerinën”, ishte komenti i ndjekëses që ka tërhequr vëmendjen e Armaldos, i cili i ka kthyer edhe një përgjigje.

“Aida (bën tag gruan e tij), jepi llogari zemër. Se gratë shqiptare bëjnë revolucion që të jenë të pavarura, pastaj fillojnë kërkojnë llogari njerëzve të tjerë për zgjedhjet e tyre. Hapeni mendjen sepse ndihmone edhe shoqërinë me këtë rast”, ishte përgjigja e Armaldos./albeu.com/


Shtuar 10.10.2023 20:05