“Të bëhem gjysh sa më shpejt”, babai i Kiarës flet me superlativa për Luizin

“Të bëhem gjysh sa më shpejt”, babai i Kiarës flet me superlativa për Luizin

Kiara Tito është shoqëruar mbrëmë drejt altarit ku u martua me Luiz Ejllin, nga babai i saj, Arbeni.

Babai i moderatores ka dhënë një intervistë për emisionin “E Diell”, ku ka shprehur dëshirën e tij që të bëhet gjysh sa më shpejt.

“I gjithë ky Big Brother ka qenë si përrallë dhe përrallat mbarojnë me fund të bukur. Kam pasur gjithë besimin te Kiara, pasi nuk më ka tradhtuar kurrë me vendimet që ka marrë”, tha fillimisht zoti Arben.

Babai i Kiarës shtoi se ‘tani ata duhet ta kuptojnë se Big Brother ka përfunduar dhe se jeta është e vështirë me të gjitha të mirat e saj”.

“Jam i sigurt që do e përballojnë mirë. Luizi është një djalë shumë i zgjuar dhe inteligjent. Do e mbajë mirë Kiarën”, vijoi zoti Tito.


Shtuar 7.05.2023 16:47