Pas një kohe të gjatë pa koncerte, të kushtëzuar nga prania e pandemisë së koronavirusit në jetët tona, këngëtarët, po marrin “frymë”.
Thënë kjo ata kanë nisur sërish aktivitetin e tyre dhe pagat mesa duket kanë qenë të kënaqshme.
Këtë e ka konfirmuar Tanya, e cila këtë periudhë ka qenë një nga këngëtaret më të kërkuara të lokaleve verore. Ajo ka ndarë disa video në rrjete sociale ku shkruan se ka marrë pjesë deri në 3 koncerte brenda një nate. E për këtë arsye, reperja shkruan se xhepin asnjëherë s’e ka të “thatë”.
“Tri koncerte i bëj në një natë, kështu që xhepi im nuk është kurrë i thatë”, ka shkruar Tayna në Instagram.
Krahas koncerteve të shumta, Tayna nuk ka lënë pas edhe publikimet e këngëve të reja.
View this post on Instagram
Së shpejti pritet që ajo të lançojë këngën e re të frymëzyuar nga filmi ikonik i Disney-t “101 Dalmatët”.